Kosova

Vazhdon riatdhesimi, sot u kthyen edhe 150 shqiptarë nga Zvicra në Kosovë

Kompania CH-Air Airlines ka riatdhesuar edhe 150 shtetas kosovarë

Procesi i riatdhesimit të shqiptarëve që kanë mbetur jashtë kufirit si pasojë e izolimit nga pandemia globale, po vazhdon me sukses.

Kompania CH-Air Airlines ka riatdhesuar edhe 150 shtetas kosovarë në fluturimin special nga Cyrihu në Prishtinë, shkruan albinfo.ch.

Ndërkohë deri më tani janë riatdhesuar edhe mijra persona si nga Zvicra, ashtu edhe nga Gjermania dhe shtetet e tjera evropiane.

Sipas informacioneve, thuhet se edhe shumë shtetas kosovarë kanë mbetur të ngujuar jashtë vendit dhe po presin që të kthehen në Kosovë.

Së fundmi, në një intervistë për albinfo.ch, Leyla Salahi – Ibrahimi, drejtuese e kompanisë Air Prishtina, ka thënë se deri më tani janë kthyer nga Kosova më shumë se 4500 bashkatdhetarë në Gjermani, mbi 4000 në Zvicër, rreth 450 në Suedi si dhe nga 150 në Austri dhe në Britaninë e Madhe. Veç këtyre, janë kthyer nga Shkupi rreth 400 bashkatdhetarë në Zvicër dhe rreth 150 në Gjermani. Në anën tjetër, nga Zvicra, Gjermania dhe Suedia janë riatdhesuar rreth 850 bashkatdhetarë në Kosovë dhe 100 të tjerë në Maqedoninë Veriore. /Albinfo.ch