Koronavirusi: çast pas çasti
Italia shënon 111 viktima të reja nga koronavirusi

Italia ka shënuar edhe 111 vdekje të reja nga pandemia e koronavirusit në 24 orët e fundit, duke e çuar në 33 340 numrin e përgjithshëm të viktimave, ndërsa rajonet përgatiten për rihapjen e kufijve duke filluar nga 3 qershori.
Rastet aktive të koronavirusit gjithashtu vazhduan të shënojnë rënie. Është regjistruar një rënie prej 2 484 rastesh, duke arritur në gjithsej 43 691.
Ndërkohë, numri i të shëruarve është rritur në 155 633, duke lehtësuar presionin ndaj sistemit të kujdesit shëndetësor.
Rajoni verior i Lombardisë vazhdon të mbetet epiqendra e pandemisë në Itali me gjithsej 16 079 viktima, shifër që paraqet pothuajse gjysmën e numrit të përgjithshëm të viktimave në vend.
Qeveria italiane konfirmoi dje se kufizimet e fundit për lëvizje midis rajoneve do të hiqen më 3 qershor, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë Zgjedhje lokale 2025, Gjenevë ...
-
Arrestohet kosovari: Po kontrabandonte 19 skuterë në Ticino
-
“Princesha Ardita”, shfaqje muzikore me kukulla, gjermanisht dhe shqip
-
Gjykata e lartë e Aargaut liron para kohe shqiptarin që ka kryer vrasje
-
Vjenë: Sonte promovohet libri ‘Masakrat në Kosovë 1998 – 1999’
Jeta në Zvicër
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë Zgjedhje lokale 2025, Gjenevë ...
-
Zvicër: Rritja e popullsisë nga migracioni, nxit debat
-
Zvicra me ligj synon të rrisë shpejtësinë e internetit në vend
-
Kantonet, të pakënaqura me masat e kursimit të planifikuara nga Këshilli Federal
-
Arrestohet kosovari: Po kontrabandonte 19 skuterë në Ticino