Futboll

Me cilën ndeshje rinis Serie A

Serie A do të rinisë me ndeshjen Atalanta-Sassuolo në Bergamo më 19 qershor, raporton Sky Sport Italia.

Serie A zyrtarisht është lejuar të rinisë me dyer të mbyllura më 20 qershor, por një burim për Sky Sport Italia ka thënë se një ndeshje do të luhet 24 orë më herët, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.

Flitet për takimin mes Atalanta-Sassuolo, për dy arsye.

Së pari, sepse Bergamo, ku do të luhet takimi, njihet si epiqendra e pandemisë së koronavirusit në Itali.

Së dyti, mysafirët ishin skuadra e fundit së bashku me Brescia që luajtën në Serie A para se të ndërpritje futbolli.

Me atë rast, sulmuesi Francesco Caputo festoi një nga dy golat e tij me një pankartë ku shkruhej: “Gjithçka do të jetë mirë, qëndroni në shtëpi”.