Lajme
15 qershor: Austria lehtëson masën e përdorimit të maskave
Njerëzit në Austri nuk do të duhet t’i vënë maskat në shkolla, dyqane dhe mjedise turistike nga mesi i qershorit, pasi numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend ka rënë nën 650, njoftoi sot qeveria.
Austria ishte ndër vendet e para europiane që bëri të detyrueshme mbulimin me maskë të fytyrës, në fillim të muajit prill, për të parandaluar përhapjen e sëmundjes COVID-19.
Edhe pse masa do të lehtësohet më 15 qershor, ajo nuk do të hiqet.
Maska do të jetë e detyrueshme për pasagjerët e transportit publik, parukierët dhe kamerierët, si edhe në mjedise publike, ku është e pamundur të mbashë një distancë minimale prej një metër, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
“Ne do t’i heqim maskat hap pas hapi”, tha kancelari Sebastian Kurz në një konferencë shtypi në Vjenë.
Politika e re e maskave është vetëm një hap tjetër në përpjekjet graduale të Austrisë për t’u rikthyer në jetën normale.
Hotelet dhe qendrat e fitnesit u lejuan të rihapen sot, pas dyqaneve, restoranteve dhe shkollave javët e fundit.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës