Tematike
Barometri: Sa janë prekur nga pandemia ndërmarrësit shqiptarë në Zvicër
Ardian Retkoceri dhe Artan Rrustemi, në bashkëpunim me platformën online dhe print albinfo.ch, me mbështetje të “Swiss Business School” kanë realizuar barometrin mbi gjendjen e bizneseve shqiptare në Zvicër gjatë pandemisë
Gjetjet fillestare të barometrit, i cili përfshin ndërmarrës shqiptarë në industri të ndryshme, e që operacionet e tyre biznesore i kanë të shtrira në të gjithë Zvicrën, zbulojnë një të vërtetë aspak të këndshme se si virusi tashmë ka prekur aktivitetet e tyre biznesore, dhe parashikimet e tyre për një të ardhme mjaft të pasigurt.
Kryer nga Ardian Retkoceri dhe Artan Rrustemi, në bashkëpunim me platformën online dhe print albinfo.ch, si dhe në mbështetje të plotë nga “Swiss Business School”, raporti tregon se më shumë se 40% e bizneseve të anketuara ishin të mbyllura gjatë periudhës së kufizimeve që qeveria kishe vendosur. Rikujtojmë se kufizimet e para nga qeveria u vendosën në fund të muajit shkurt dhe masat u forcuan pastaj gradualisht.
Më shumë se 85% të të anketuarve kanë deklaruar se nuk kanë ndonjë plan veprimi për ngjarje të tilla, dhe se nuk ishin të përgatitur për një skenar krizash në shkallë të ngjashme.
Rrjedhimisht, përveç atyre që i kanë të mbyllura tërësisht bizneset e tyre, pjesa tjetër, çdo i pesti i anketuar është deklaruar se parashohin më shumë se 30% rënie të shitjes gjatë muajve në vijim, 14% parashohin rënie me më shumë se 50%, ndërsa 8% të tyre presin deri 80% rënie në shitje gjatë muajve në vijim.
Humbje të konsiderueshme
Më tutje, që nga deklarimi i gjendjes së jashtëzakonshme nga Qeveria Zvicerane, në një periudhë kohore afër një muaj, një e treta e të anketuarve janë deklaruar se kanë pësuar më shumë se 10 mijë franga humbje në operim të biznesit. 25% të tyre kanë deklaruar humbje prej më shumë se 30 mijë frangash, dhe një pjesë tjetër jo e vogël, rreth 15% kanë deklaruar se gjatë kësaj periudhe kanë pësuar humbje prej më shumë se 50 mijë frangash.
Si rezultat i mbylljes së tërësishme të bizneseve, rreth 40% të tyre u detyruan t’i pushojnë, ose t’i largojnë përkohësisht të gjithë punëtorët nga puna. Pjesa tjetër kanë dërguar pjesërisht një pjesë të stafit në shtëpi. Ndërsa, një pjesë tjetër, industria e të cilëve nuk ishte drejtpërdrejt e kufizuar në aktivitete, nuk larguan asnjë punëtor nga puna, përkundër vështirësive tjera që kishin dhe humbjeve nga efekti i ndërprerjes së zinxhirit furnizues, apo nga anulimi i ngjarjeve publike. Pyetjes se a planifikonin të punësonin praktikantë ose punonjës të rinj para shpërthimit të pandemisë, gjysma e të anketuarve i janë përgjigjur se kishin plane për rritjen e numrit të të punësuarve.
Një e gjetur tjetër, gjithashtu aspak e këndshme, vjen edhe për faktin se gati të gjitha kompanitë e anketuara kishin planifikuar të kryenin investime gjatë këtij viti. Për ta rritur aftësinë e tyre konkurruese, investimet e tyre disa i kishin të planifikuara në pajisje, makineri të ndryshme, e shërbime të tjera që do t`i ndihmonin ata të përforconin pozicionin e tyre në treg. Si rrjedhojë, 85% e tyre kanë potencuar se do të anulojnë ose do të shtyjnë për një periudhë tjetër, investimet që kishin planifikuar për këtë vit.
Vetëm 11% të kompanive mund të rezistojnë mbi 6 muaj
Nëse situata do të vazhdonte me kufizimet e njëjta, e nuk do të përmirësohej, raporti gjen të vërteta mjaft shqetësuese lidhur me likuiditetin e kompanive shqiptare, dhe se sa gjatë mund t`i rezistonin falimentimit. Në një situatë të tillë, përveç atyre që i kanë mbyllur tërësisht aktivitetet e tyre biznesore, një nga 6 kompanitë nuk do të mund t`i rezistonin më shumë se 4 javë këtij presioni financiar. 26% të tyre nuk do të mund të mbijetonin më shumë se dy muaj, ndërsa vetëm rreth 11% e tyre do të mund të rezistonin në këtë situatë deri në gjashtë muaj.
Të pyetur se cilat masa mbështetëse mendoni se janë më të domosdoshme në situatën aktuale, rreth 50% të tyre kanë qenë të mendimit për një intervenim/ndihmë të drejtpërdrejtë shtetërore.
21% e tyre kanë qenë të mendimit se do të ishte e mirëseardhur nëse bizneset e tyre do të përjashtoheshin nga taksat dhe detyrimet e tjera shtetërore, për një periudhë të caktuar, dhe 12.5% e tyre kanë kërkuar që së paku të ju mundësohet shtyrja e taksave e detyrimeve për një periudhë tjetër fiskale.
Kaq aplikime janë bërë për ndihmat e ofruara nga qeveria e Zvicrës
Vlen të theksohet se rreth 70% të të anketuarve kanë deklaruar se janë mirë të informuar për ndihmat që Qeveria Zvicerane ka ofruar për likuiditet financiar, duke ofruar kredi me interes zero, si dhe mbështetje tjera financiare si është mbulimi i deri në 80% të pagave të punonjësve për kompanitë e vogla dhe të mesme.
Sa i përket pyetjes se a kanë aplikuar për ndonjërën nga ndihmat apo lehtësirat financiare, më shumë se 37% të të anketuarve kanë pohuar se kanë aplikuar për kompensim të pagave të punëtorëve, shumë që mbulon rreth 80% të vlerës së pagës së punonjësve. Rreth 20% të tyre e kanë shfrytëzuar mundësinë e kredive me interes zero, ndërsa vetëm rreth 7% kanë aplikuar për të dyja.
Duhet cekur gjithashtu se një pjesë e konsiderueshme e tyre, rreth 30% nuk kanë aplikuar për asnjërën ndihmë.
Lehtësirat financiare të aprovuara nga Qeveria Zvicerane, për bizneset e vogla dhe të mesme, do t`i zbusin sadopak, por jo mjaftueshëm humbjet dhe në rastet më ekstreme, do të parandalojnë falimentimin. Kjo pasi qe skema e kompensimit të dëmeve nga shteti merr për bazë vitet paraprake, e nuk merr në konsideratë investimet e kryera dhe ato të planifikuara për tu realizuar gjatë këtij viti fiskal.
Albinfo.ch/Foto Keystone
30% nuk kanë aplikuar fare për ndihmat qeveritare
Më shumë se 37% të të anketuarve kanë pohuar se kanë aplikuar për kompensim të pagave të punëtorëve, shumë që mbulon rreth 80% të vlerës së pagës së punonjësve. Rreth 20% të tyre e kanë shfrytëzuar mundësinë e kredive me interes zero, ndërsa vetëm rreth 7% kanë aplikuar për të dyja. Rreth 30% nuk kanë aplikuar për asnjërën ndihmë.
85% do të shtyjnë investimet për “kohë më të mira”
Për ta rritur aftësinë e tyre konkurruese, investimet e tyre disa i kishin të planifikuara në pajisje, makineri të ndryshme, e shërbime të tjera që do t`i ndihmonin ata të përforconin pozicionin e tyre në treg. Si rrjedhojë, 85% e tyre kanë potencuar se do të anulojnë ose do të shtyjnë për një periudhë tjetër, investimet që kishin planifikuar për këtë vit.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor