Kosova
Dy kosovarë me kancer e kalojnë COVID 19 si një grip të zakonshëm
Njëri rast ka qenë te një person me kancer të mushkërive e tjetri rast te një pacient që ka pasur kancer të prostatës. Që të dy në stadin e 4-t të sëmundjes.
Në Kosovë numri i personave që janë infektuar me Covid-19 ka arritur në 1038. Nga këta pacientë 791 janë shëruar si dhe 30 për fat të keq kanë ndërruar jetë.
Mirëpo, në numrin e personave të prekur nga Covid 19 ka edhe pacientë që kanë smundje të tjera shoqëruese. Në mesin e tyre edhe pacientët të cilët vuajnë nga sëmundjet malinje.
Dy kosovarë që vuajnë nga kanceri janë prekur me Covid 19. Të njëjtit e kanë kaluar Covid-19 si një grip të zakonshëm. Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi, ka dhënë detaje rreth gjendjes shëndetësore të këtyre dy personave.
“Ne për këto 10 javë të pandemisë i kemi kry diku mbi 40 mijë shërbime. Gjatë gjithë kësaj kohe ne kemi punuar. Deri tash ne kemi pasur raste të personave që kanë pasur kancer e që janë prekur nga Covid-19.
Njëri rast ka qenë te një person me kancer të mushkërive e tjetri rast te një pacient që ka pasur kancer të prostatës. Që të dy në stadin e 4-t të sëmundjes.
Të dy këta janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe e kanë kaluar këtë virus si një grip të zakonshëm”, tha Kurtishi.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor