Futboll
Ka shpresë që tifozët të kthehen në stadiume, por duhet të regjistrohen në hyrje!
Është thelbësore që të gjithë në një stadium apo sallë koncertesh të regjistrohen me emër, në mënyrë që të krijohet mundësia e ndjekjes së gjurmëve të virusit
Shkalla e infeksioneve të reja në Zvicër mbetet e ulët – vetëm 10 raste të reja në 24 orët e fundit, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik.
Shifrat kanë rënë pavarësisht heqjes së shumë kufizimeve të bllokimit. Në një konferencë për shtyp u tha se ka shpresë se stadiumet sportive do të rihapen, shkruajnë mediat zvicerane.
Daniel Koch nga Zyra Federale e Shëndetit thotë se ka një shans që tifozët do të jenë në gjendje të shikojnë ekipet e tyre të preferuara nga korriku, përcjell albinfo.ch.
Është thelbësore që të gjithë në një stadium apo sallë koncertesh të regjistrohen me emër, në mënyrë që të krijohet mundësia e ndjekjes së gjurmëve të virusit.
Këtë ide, si masë lehtësuese, ai e ka hedhur në diskutim duke pasur parasysh se ndeshjet ilegale të futbollit si ato që i pamë para pak ditësh në Gjenevë ose Lozanë janë, sipas tij, shumë më të rrezikshme, transmeton albinfo.ch. Sidoqoftë, Këshilli Federal është ai që vendos përfundimisht se kur do të lejohen sërish ndeshjet e futbollit dhe koncertet me shikues.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Shkodër: Java Kulturore Austriake Muzika me bukurinë, magjinë dhe fuqinë e saj për të bërë bashkë njerëzit, mblodhi në sheshin...
-
Kurti do të takojë mërgatën sot në Interlaken
-
Kurti, me studentët shqiptarë të St.Gallenit, debaton për të ardhmen e Kosovës
-
Kurti në Cyrih prezanton Kosovën si vend të përshtatshëm për të investuar
-
Kurti niset drejt Zvicrës për takim me mërgatën
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra rrezikon të përballet me deflacionin Franga zvicerane është rritur gjatë muajve të fundit dhe aktualisht po qëndron pranë niveleve rekord...
-
Si ka marrë azil një shtetas gjerman në Zvicër?
-
A mund të prezantojë Gjeneva një ditë pune gjashtë-orëshe?
-
Më shumë njerëz po heqin dorë nga mishi në Zvicër
-
Zvicra ka kthyer tre kriminelë në Ukrainë, për herë të parë që nga fillimi i luftës