Gjuha
QBD publikon falas online, katër fjalorë dygjuhësh për fëmijë deri në 6 vjeç
Një fjalor dygjuhësh ka afërsisht 530 fjalë dhe synon t’u japë fëmijëve të Diasporës një lëndë të pasur për të përmirësuar njohuritë e tyre në gjuhën shqipe
Në njëvjetorin e saj, Qendra e Botimeve për Diasporën ka nxjerrë nga botimi 4 fjalorë dygjuhësh për fëmijë të komuniteteve shqiptare që flasin anglisht, greqisht, italisht dhe ukrainisht, shkruan diasporashqiptare.al.
Këto fjalorë dygjuhësh janë konceptuar për fëmijë të moshës deri në 6 vjeç dhe shoqërohen me ilustrime të përzgjedhura me kujdes për të qartësuar dhe për të konkretizuar më shumë fjalët, duke i bërë ato më të kuptueshme.
Përzgjedhja është orientuar drejt fjalëve që hyjnë në përditshmërinë e fëmijëve nëpërmjet leximeve të ndryshme, programeve televizive, të folurit në familje, etj.
Një fjalor dygjuhësh ka afërsisht 530 fjalë dhe synon t’u japë fëmijëve të Diasporës një lëndë të pasur për të përmirësuar njohuritë e tyre në gjuhën shqipe, transmeton albinfo.ch
Fjalorët e përgatitur nga QBD mund t’i shkarkoni falas në faqen http://qbd.gov.al/ duke klikuar dhe shkarkuar nga ikona përkatëse në kategorinë Botime.
Vitin e kaluar, Qendra e Botimeve për Diasporën shpërndau rreth 11 mjë tekste shkollore për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në 14 vende.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025