Kosova
Sa vjet nevojiten për rimëkëmbjen ekonomike në Kosovë
Nëse në muajin qershor stabilizohet gjendja e krijuar nga pandemia, vlerësohet se Kosova mund ta rikthejë gjendjen ekonomike gjatë këtij viti.
Por, nëse pandemia do të vazhdojë, atëherë vendi nuk mund ta rimëkëmbë ekonominë deri në vitin 2023.
Kështu bën të ditur profesori i ekonomisë, Muhamet Mustafa.
“Janë dy variante, nëse në qershor vjen normalizimi, atëherë gjendja do të jetë në situatën siç ka qenë para virusit dhe do të ketë mundësi të rimëkëmbet në kuartalin e dytë të 2020. Nëse do të vazhdojë edhe me tutje neve do të na gjejë 2022-2023 që të kthehemi në gjendjen e mëparshme. Ne nuk jemi te sigurt se çfarë do të ndodhë. Pasi nëse kemi raste do të sanksionohen prapë bizneset dhe pasojat do të jenë të rënda”, tha Mustafa në një intervistë për Ekonomia Online, përcjell albinfo.ch.
Ai potencoi se do të ketë ndikime negative në shumë fusha, ku sipas tij, do të ketë rënie të Bruto Produktit për 5 për qind si dhe punësimeve.
Më tej, ai komentoi masat e qeverisë, për të cilat tha se janë të vështira të zbatohen nga bizneset për shkak të situatës politike dhe rebalancimit të buxhetit.
Ai thotë se ekziston problemi i ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare sa u përket ndihmave financiare dhe kredive.
“Vlerësimet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë konfirmuar se mund të ketë tkurrje të GDP-së ose bruto produktit vendor rreth 5%. Ka ndikime negative në shumë fusha. Qeveria ka marrë disa masa por ato po kanë vështirësi të zbatohen në tërësi veçanërisht të bizneset për shkak situatës politike dhe pamundësisë për tu bërë rebalancimi i buxheti dhe për tu bërë ratifikime për marrëveshje ndërkombëtare lidhur me ndihmat financiare dhe kreditë. Ky është problemi elementar që duhet zgjidhet në Kosovë”, u shpreh ai.
Duke folur për rihapjen e bizneseve, eksperti i ekonomisë tha se duhet të bëhet hapja e tërësishme e bizneseve.
Ndër të tjera, ai tregoi edhe mënyrën se si duhet të veprohet për ta parandalua virusin dhe për ta bërë rihapjen e zhvillimit ekonomik.
“Ka filluar riaktivizimi duhet të shkohet në riaktivizim të tërësishëm në përjashtim të ushqimit dhe akomodimit. Ne të konsilodojmë institucionet shëndetësore që të përballen me viruse të ndryshme pa pasur rënie të madhe në shoqëri. Rritja e testimeve ne mënyrë të shpejtë dhe evidenca e atyre të infektuar, izolimi i tyre dhe evitimi i paralizimit total të shoqërisë, sepse nëse vazhdon kështu do të ketë pasoja të mëdha”, u shpreh Mustafa.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?