Lajme
Franca u bën thirrje qytetarëve t’i kalojnë pushimet brenda vendit
Emmanuel Macron tha se ka të ngjarë që francezët nuk do të mund të udhëtojnë këtë verë
Duket se qeveria franceze nuk dëshiron që këtë verë qytetarët e saj të udhëtojnë jashtë vendit dhe u rekomandon atyre që të kalojnë pushimet në Francë, tha të dielën ministrja franceze e Mjedisit, Elisabeth Borne, transmeton albinfo.ch.
Së fundmi, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se ka të ngjarë që francezët nuk do të mund të udhëtojnë këtë verë, madje, sipas tij, edhe udhëtimet brenda Evropës mund të kufizohen për të zvogëluar rrezikun e një vale të dytë të epidemisë së koronavirusit.
Ndërkohë, ministrja Borne, në një intervistë për radion France Inter, gjithashtu tha se javën e ardhshme qeveria do të vendosë për lehtësimin e rregullave për udhëtimet brenda Francës.
Duhet theksuar se francezët aktualisht nuk mund të udhëtojnë më shumë se 100 kilometra larg shtëpisë, përcjell tutje albinfo.ch.
Ajo tha se parqet e Parisit do të qëndrojnë të mbyllura, pasi kryeqyteti akoma hyn në kategorinë e një “zone të kuqe” të rrezikshmërisë nga koronavirusi.
Nga ana tjetër, kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo, i ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur qeverisë që të rihapë parqet, pasi banorët, të cilët kryesisht jetojnë në apartamente pa kopshte, kanë tendencë të mblidhen rreth parqeve të mbyllura, ku është e vështirë të respektohen rregullat e distancës fizike. /REL
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë SBB planifikon të përdorë 1600 trena specialë për ngjarje të mëdha në vitin 2025. Vitin e...
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind
-
A po ofron një fshat zviceran të paguajë mijëra franga për t’u shpërngulur atje?