Lajme
Më shumë gra të prekura me koronavirus në Zvicër se burra
Të dhënat zbulojnë se më shumë gra se burra janë infektuar me Covid-19 që nga fillimi i masave distancuese në Zvicër. Pse?
Kur koronavirusi filloi përhapjen në të gjithë Zvicrën, burrat përfaqësuan një pjesë më të madhe të rasteve të konfirmuara. Numri i grave të infektuara filloi të rritet për të arritur një ndarje të barabartë gjinore me kohën kur bllokimi hyri në fuqi më 16 mars.
Pastaj, bizneset dhe pjesa më e madhe e jetës publike u mbyllën gjatë javëve që pasuan, më shumë gra se sa burra u infektuan me Covid-19. Kishte rreth 13.800 raste në mesin e burrave (46% total) dhe rreth 16.500 në mesin e grave (54% total) deri në mes të majit, sipas statistikave të shëndetit publik zviceran, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch
Disa vende të tjera kanë parë një fenomen të ngjashëm. Gazeta gjermane Tages-Anzeiger raporton që gratë përfaqësojnë 53% të rasteve në Itali, 52% në Gjermani dhe 57% në Spanjë dhe Suedi. Një arsye është se gratë janë më të ekspozuara ndaj virusit sepse ato përbëjnë shumicën e forcës punëtore të kujdesit shëndetësor dhe janë ato që kujdesen për të moshuarit. Kjo gjithashtu do të thotë që ato testohen më shpesh. Gratë gjithashtu gjenden më shpesh në punë të tilla si kujdesi për fëmijët dhe shitjet që nuk mund të bëhen në shtëpi dhe ku ato vijnë në kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit.
Gratë gjithashtu preken në mënyrë disproporcionale ekonomikisht nga kriza, sepse ato janë më shpesh në situata të pasigurta ekonomike, kalojnë më shumë kohë në punë të papaguara dhe përfaqësojnë shumicën e familjeve me një prind.
Detyrat e shkollimit në shtëpi ka më shumë të ngjarë të bien tek nënat sesa baballarët, gjë që nga ana tjetër forcon presionin ndaj grave përdërisa përpiqen të mbajnë karrierën e tyre, përcjell tutje albinfo.ch
Komisioni Federal për cështjet e Grave po boton gjithashtu një seri artikujsh në aspektin gjinor/ndikimin e koronavirusit në botën e punës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme