Tematike
Zvicra kërkon të mbahen hapur kanalet për dërgimin e parave të migrantëve
Zvicra po kërkon që të bëhen edhe më tej të mundshme transferimet e parave të migrantëve në vendet e tyre të prejardhjes pasi që ka rrezik që kanalet që bëjnë të mundshme një gjë të tillë, të ndërpriten
Transferimet e parave nga migrantët në vendet e tyre të prejardhjes mund të zvogëlohen për 20 për qind këtë vit për shkak të krizës së koronavirusit. Prandaj Zvicra ka nisur një thirrje në të gjithë botën për të vazhduar lehtësirat e dërgimit të parave, edhe gjatë krizës, shkruan srf.ch.
Dërgesat ose remitancat përbëjnë mbi 25 përqind të produktit të brendshëm bruto (PBB) në disa vende më të varfëra, thuhet në një njoftim nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (EDA), transmeton albinfo.ch. Vetëm vitin e kaluar, migrantët u kishin dërguar familjarëve të tyre në vendin e prejardhjes rreth 550 miliardë dollarë.
Rritje e presionit të migracionit
Shumë nga këto familje nuk do të ishin në gjendje të siguronin mallrat ose shërbimet thelbësore, përfshirë gjërst ushqimore, qiraja, shkolla ose trajtimi mjekësor pa paratë e migracionit. Tani, masat e bllokimit për shkak të pandemisë me Covid-19 dhe mbyllja e zyrave të këmbimit ose ofruesve të shërbimeve të transferimit financiar kërcënojnë të ulin këto pagesa për 20 për qind ose për 110 miliardë dollarë.
Kjo gjithashtu mund të çojë në rritje të presionit të migracionit, vazhdon njoftimi i EDA-s. Kjo është arsyeja përse Zvicra, së bashku me Britaninë e Madhe, po i bëjnë thirrje komunitetit botëror që t’i mbajë të hapura kanaletv për dërgesa e parave nga migracioni, transmeton albinfo.ch. Kjo thirrje mbështetet nga organizata ndërkombëtare si: Banka Botërore, Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (IOM), Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe aktorë tjerë financiarë privatë.
Kanalet dixhitale duhet të jenë të disponueshme
Krijuesit e politikave, rregullatorët dhe ofruesit e shërbimeve në të gjithë botën inkurajohen të lehtësojnë transferimin e parave. Kanalet dixhitale gjithashtu duhet të vihen në dispozicion të migrantëve dhe fushatat informuese do të përdoren për të njohur publikun me mundësitë e reja.
“Duhet të sigurohemi që pengesat të hiqen në të gjithë botën,” citohet Ministri i Jashtëm Ignazio Cassis në njoftimin në fjalë, përcjell albinfo.ch. Në kuadër të angazhimit të saj, Zvicra përqendrohet në shërbime që përdorin teknologjitë e reja të transferimit në mënyrë që migrantët të mund të dërgojnë para në vendet e tyre të prejardhjes, për shembull me anë të telefonit celular.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët BE-ja kërkon që studentët nga BE-ja të mos paguajnë tarifa më të larta se studentët zviceranë....
-
Për këto propozime votojnë të dielën zviceranët
-
Banorëve të Brienz u propozohet të zhvendos në Tiefencastel
-
Zvicra mbështet Maqedoninë e Veriut me tre milionë franga për menaxhimin e mbetjeve të ngurta
-
Reshjet e borës bllokuan disa qytete të mëdha, kjo është situata