Kosova

Kosova po mposht pandeminë: nga 1 mijë raste, 772 persona janë shëruar

Kosova, drejt fitores së ‘luftës’ me COVID-19

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri sot është 772 raste, ndërkohë që mbrëmë është diagnostikuar vetëm një (1) rast, shkruan albinfo.ch.

Nga data 08 shkurt deri më 21 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12.551 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë 1.004 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 772 raste. Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve, duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptoma. /Albinfo.ch