Kosova
Riatdhesohen në Kosovë 110 qytetarë nga Franca, 36 nga Gjermania dhe 3 nga Zvicra
Ata janë riatdhesuar përmes EuroAeroportit (Basel-Mulhouse-Freiburg)
Ambasada e Kosovës në Paris ka njofturar se janë riatdhesuar 149 qytetarë të Kosovës, ku 110 prej tyre po qëndronin në Francë, 36 në Gjermani dhe 3 në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Ambasada ka falënderuar të gjithë që ndihmuan në riatdhesimin e tyre.
Ky është njoftimi i plotë i ambasadës:
“Sot nga EuroAeroporti (Basel-Mulhouse-Freiburg) udhëtuan për në Kosovë 149 qytetarë, prej të cilëve 110 ishin duke qëndruar në Francë, 36 në Gjermani dhe 3 në Zvicër. Për realizimin e këtij riatdhesimi i falënderojmë të gjitha institucionet me të cilat kemi bashkëpunuar, përfshirë institucionet tona dhe ato franceze, e në veçanti kolegët tanë të shërbimit të jashtëm (në MPJ në Prishtinë, Ambasadën tonë në Gjermani si dhe atë në Zvicër), si dhe kompaninë e fluturimit. Natyrisht, një falënderim i posaçëm për anëtarët e ekipit të vet Ambasadës sonë të cilët kanë qenë të angazhuar për riatdhesim si dhe për të gjithë qytetarët tanë të cilët kanë pritur me padurim të kthehen në Kosovë dhe të cilëve iu dëshirojmë shëndet dhe çdo të mirë”, përfundon njoftimi./albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha