Kosova
Banka Botërore aprovon 46 milionë euro kredi për Kosovën
Këto mjete do të destinohen për forcimin e sistemit shëndetësor
Ministria e Financave ka njoftuar se Asociacioni Zhvillimor Ndërkombëtar, pjesë e Bankës Botërore, më 20 maj 2020, ka aprovuar kredinë 46 milionë euro për Projektin e Emergjencës COVID-19.
Sipas Ministrisë së Financave në Kosovë këto mjete do të destinohen për forcimin e sistemit shëndetësor.
“Mjetet financiare do të destinohen për parandalimin, zbulimin dhe reagimin ndaj kërcënimit të paraqitur nga COVID-19, duke mundësuar ndër të tjera, prokurimin e pajisjeve mjekësore, si dhe forcimin e sistemit shëndetësor publik, duke i rritur kapacitetet e testimit dhe zgjerimin e kapaciteteve të Klinikës së Sëmundjeve Infektive. Për më tepër, në kuadër të kësaj kredie, do të mbështeten skemat e ndihmave sociale dhe amvisëritë sipas Pakos Emergjente Fiskale të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MF-së.
Asociacioni Zhvillimor Ndërkombëtar, njohur ndryshe si “International Development Association – IDA”, si pjesë e Bankës Botërore, është institucion kredidhënës, i cili përmes huadhënies në kushte më të favorshme sesa të tregut financiar, synon të ndihmojë ndër të tjera reduktimin e varfërisë dhe përmirësimin e kushteve jetësore.
Projekti i Emergjencës COVID-19 është arritur pas një bashkëpunimi të ngushtë mes Ministrisë së Financave dhe Transfereve dhe Ministrisë së Shëndetësisë në njërën anë dhe Bankën Botërore në anën tjetër.
E-Diaspora
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit” Një tjetër çmim prestigjioz për gazetarin Diamant Salihu...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025