Kosova

Në Kosovë janë kryer afro 12 mijë e 500 testime për koronavirus

Është bërë e ditur se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR tashmë janë zhvilluar mbi 12 mijë testime.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, thuhet se nga data 08 shkurt deri më 20 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12.406 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.003 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndryshe, në Kosovë gjatë ditës së mërkurë janë shëruar edhe tre pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 772 raste, si dhe janë konfirmuar edhe 14 të tjerë të infektuar.