Lajme

Ambasada e Kosovës në Itali me njoftim mbi riatdhesimin e shqiptarëve

Ambasada e Republikës së Kosovës ka reaguar me një njoftim në rrjetin social Facebook lidhur me kthimin e shqiptarëve që kanë mbetur gjatë kësaj pandemie në shtetin e Italisë.

Njoftimi:

Të nderuar bashkëatdhetarë, lidhur me procesin e riatdhesimit të shtetasve tonë me banim/qëndrim në Itali drejt Kosovës, ju informojmë se Ambasada e RKS në Romë dhe Konsullata e Përgjithshme në Milano kanë kryer sipas procedurave përkatëse ligjore të gjithë procesin e mbledhjes dhe dërgimit të listave/kërkesave pranë istitucioneve/autoriteteve përkatese në Prishtinë, të cilët kanë kompetencë eskluzive për adresimin e tyre, sipas rasteve emergjente dhe disponibiliteteve logjistike të strukturave të destinuara për karantinimin e detyrueshëm që parashikohet me ligj.

Aktualisht, ju informojmë se jemi në pritje të autorizimit për organizimin e fluturimit Itali-Kosovë, i cili do të realizohet brenda muajit maj 2020, detajet si data, aeroporti/qyteti i nisjes dhe orari do të publikohen së shpejti në webfaqen tonë dhe në platformat tona të rrjeteve sociale.

Faleminderit për mirëkuptimin.