Lajme
Zvicër: 14.2 miliardë franga shtesë për fondin e të papunëve
Këshilli Federal do të paraqesë në parlament një kredi shtesë prej mbi 14 miliardë frangash për këtë destinim
Qeveria Federale ka vendosur: Fondi i papunësisë do të mbështetet përsëri me 14.2 miliardë franga, shkruan srf.ch Rritja e numrit të atyre që kanë punuar me kohë të shkurtër ka bërë që fondi për kompensimin material të të papunëve të futet në borxhe të thella, transmeton albinfo.ch.
Për të shmangur një rritje të detyruar të kontributeve që hiqen nga pagat për të rritur fondin në fjalë, Këshilli Federal do të paraqesë në parlament një kredi shtesë prej mbi 14 miliardë frangash për këtë destinim.
Sidoqoftë, me zbutjet e fundit të masave shtrënguese, e drejta për punë me kohë të shkurtër në Zvicër përsëri po kufizohet, përcjell albinfo.ch. E drejta për punë me kohë të shkurtër në përgjithësi skadon në fund të majit për njerëzit në pozitat e punëdhënësve, për bashkëshortët kur punojnë të dytë dhe për nxënësit që ndjekin mësimet për zanate.
“Kjo ndodh në hap me heqjen e masave COVID në ldihje me humbjen e fitimeve për njerëzit e vetë-punësuar të prekur direkt ose indirekt”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025