Integrimi

Hendboll: FC Bayern me një trajner shqiptar

Fadil Kqiku njihet si një trajner i suksesshëm që ka drejtuar disa klube gjermane

Dihet që hendbolli në Gjermani është shumë i zhvilluar dhe konkurrenca e klubeve për të garuar në ligën elitare është e madhe, ku edhe për klube si Bayerni nuk është çudi që nuk garojnë në ligën e parë. FC Bayern synon ta ndryshojë këtë gjendje duke angazhuar një trajner me përvojë, i cili do të shpiente klubin hendbollistik në ligën e parë. Fjala është për gjilanasin Fadil Kqiku i cili ditë më parë ka marrë besimin e drejtuesve të klubit.

Fadil Kqiku njihet si një trajner i suksesshëm që ka drejtuar disa klube gjermane dhe derisa nuk është lënduar, është konsideruar një talent i hendbollit kosovar. Albinfo.ch ka zhvilluar një intervisë me të për të mësuar më gjerësisht kush është trajneri shqiptar i klubit të hendbollit, FC Bayern, me të cilin synojnë majat e tabelës së henbollit në ligën ku ata garojnë, që njihet si Bezirksoberliga e Bayernit.

Albinfo.ch: Shikuar nga emri, FC Bayern është një klub i madh me renome botërore dhe kur përmendet Bayerni ne automatikisht fokusohemi te futbolli. Megjithatë, Bayerni ka edhe klubin hendollistik dhe me ju ata synojnë të majat e tabelës. Si ka ardhur deri te emërimi juaj si trajner i FC Bayernit?

Fadil Kqiku: Është e vërtetë se klubi FCB është shumë i madh me renome botërore dhe e gjitha fillon nga futbolli, që është plotësisht e drejtë dhe e saktë në bazë të rezulateve që ka ky emër i madh, por ka edhe basketbollin, që bënë gara në Ligën e Parë në Gjermani, edhe atë me sukses. Gjithashtu e ka edhe  hendbollin që udhëheqësi ka një Plan-Projekt që të ngriten sa më lartë, e në këtë Plan-Projekt bëjë pjesë edhe unë si trajner.

Emërimi si trajner ka ardhur si rredhojë e rezulateve dhe sukseseve që kam patur që 20 vite si trajner.

Albinfo.ch: Sportdashësit njohin Bayernin e futbollit dhe historia e këtij klubi është e njohur për të gjithë, por për klubin e henbollit të Bayernit nuk dihet shumë. Çfarë roli luan hendbolli apo çfarë vendi zë në Byern?

 Fadil Kqiku: Siç thamë futbolli dhe basketbolli janë në ligat e para edhe atë me suksese. Udhëheqësia e klubit dëshiron hendboll në kohë të shkurtë ose të gjatë të ngritet atje ku e ka vendin, në Ligë të Parë, atje ku e ka vendin si klub i madh që është. Tani edhe hendbolli luan rol të madh në Bayern, dmth në një kohë të shkurtë hendbolli do të jetë pas futbollit dhe basketbollit si sporti numër tre në Projektin e FCB.

Albinfo.ch: Çfarë do të thotë për ju të jeni në krye të klubit hendbollistik FC Bayern?

Fadil Kqiku: Për mua do të thotë shumë në karrierën time personale dhe jam shumë i lumtur dhe krenar, që udhëheqësia e FCB më dhanë besimin për këtë Projekt që kanë. Kam nënshkruar kontratë tri-vjeçare Dhe është +2, që do të thotë nëse realizohen synimet e klubit, kontrata vazhdohet automatikisht edhe dy vite më shumë. Jam i priveligjuar si trajner të jem në FCB.

Albinfo.ch: Cilat janë pritjet e drejtuesve të klubit dhe çfarë ju keni premtuar ju. Ku synoni të arrini?

Fadil Kqiku: Synimet apo pritjet e klubit janë që të ngritemi sa më lartë e unë si trajner së bashku me stafin që kam do t’ia arrijë qëllimet dhe synimet e klubit me pune të palodhshme që do të bëjë dhe do t’ia kthejë besimin që më kanë dhënë me rezultate e suksese pozitive që Projektin FCB ta realizojmë.

Albinfo.ch: Cili është klubi i parë si lojtar ku ju keni debutuar dhe për sa kohë?

Fadil Kqiku: Klubi i parë ishte Bozhuri, ku lojën e parë e kam bërë në Prizren me juniorët dhe loja e fundit me seniorët në kualifikimet për Ligën e Dytë të Jugosllavisë në Shkup kundër Kristalit të Zajeqarit dhe Borec Titovo-Veles. E me pas fillova karrierën në Milbertsthofen të Gjermanisë.

Albinfo.ch: Ju keni qenë hendbollist profesionist dhe tani si trajner emri juaj po haset gjithnjë e më shpesh në media. A mund të na thuani, si ka filluar jeta juaj hendbollistike. I mbani mend hapat e parë?

Fadil Kqiku: Është e vërtetë që kam qenë hendbollist profesionist deri në moshën 23 vjeçare dhe shkaku i lëndimt të rëndë jam detyruar të tërhiqem.

Ende i kam të freskëta hapat e parë në karrierën time, ku kam filluar në shkollën fillore me gara komunale-regjionale e deri krahinore në atë kohë, ku aty zbulohet talenti im për hendboll.

Albinfo.ch: Ju jeni edhe pjesë e FHK-së, cili është roli juaj aty?

Fadil Kqiku: Po isha pjesë e Përfaqësues A dhe trajner kryesore i U18 në Kampionatin Evropian në Austri, ku shënuam dy fitore për herë të parë me U18 në një Kampionat, që më bënë krenar me ata djelmosha të artë të Kosovës.

Albinfo.ch: Dhe për fund, çfarë ju pëlqen apo argëton më shumë, kur ishit lojtar apo tani që jeni trajner?

Fadil Kqiku: Si lojtar aktiv argëtohesha me lexime e muzikë, tani si trajner më shumë me lexime, udhëtime në natyrë e shumë kohë (çka mbetet) i dedikoj familjes, që jam falenderus për përkrahje të pafund deri tani.