Lajme
Parlamenti i Cyrihut parimisht voton pro iniciativës për “paga pa punuar”
Por, çështja tani i kalon në kompetencë Qeverisë së Kantonit dhe prej andej duhet të kthehet përsëri për votim në Parlamentin e Kantonit
Në kantonin e Cyrihut mund të ketë në të ardhmen përpjekje të reja për ndarjen e të ardhurave themelore të pakushtëzuara nga puna. Përpjekjet e tilla bëhen të mundura pasi që të hënën Parlamenti kantonal i ka dhënë një mbështetje të ngushtë një nisme individuale me këtë temë, shkruan sda.ch.
61 parlamentarë nga blloku i majtë (SP, Të Gjelbrit dhe AL) kanë votuar në favor të mbështetjes së nismës së përmendur individuale, transmeton albinfo.ch. Për të fituar mbështetjen, iniciativës në fjalë i nevojiteshin 60 vota.
Pra, çështja tani i kalon në kompetencë Qeverisë së Kantonit dhe prej andej duhet të kthehet përsëri për votim në Parlamentin e Kantonit.
Me këtë iniciativë individuale, një qytetar nga Regensdorfi i Kantonit të Cyrihut kërkon një “eksperiment model të mbështetur shkencërisht” që do të analizonte efektet e të ardhurave bazë të pakushtëzuara mbi qytetarët, shtetin dhe ekonominë.
Deputetët nga PS, Të Gjelbrit (GPS) dhe AL e konsiderojnë idenë e të ardhurave themelore të pakushtëzuara si ide që ia vlen të shqyrtohet. Si zakonisht, blloku i djathtë ishte kundër, përcjell albinfo.c h. GLP kujtoi me këtë rast se pandemia e koronavirusit ka shkaktuar një krizë ekonomike. Në këtë situatë, është më mirë që burimet të përdoren për të forcuar institucionet e mirëqenies sociale se sa për të bërë eksperimente.
Në Rheinau nuk mjaftuan paratë për eksperimentin
Një eksperiment me të ardhurat themelore të pakushtëzuara duhej të kryhej në komunën Rheinau, të Kantonit Cyrihut, në vitin 2018. Iniciativa vinte nga një kineast.
Më shumë se gjysma e banorëve ishin shprehur të gatshëm të marrin pjesë, transmeton albinfo.ch. Por eksperimenti në Rheinau kishte dështuar për mungesë të parave: Në vend të 6 milionë frangave sa ishin të nevojshme, qe ngritur fondi prej vetëm 150.000 frangave.
Ideja e të ardhurave themelore të pakushtëzuara, në të kaluarën është treguar e pasuksesshme edhe në nivelin kombëtar. Në vitin 2016, iniciativa për të ardhura themelore të garantuara pati dështuar me pothuajse 77 për qind vota kundër.
Çfarë janë të ardhurat themelore të pakushtëzuara?
Të ardhurat themelore të pakushtëzuara janë një koncept socio-politik i transferimit financiar.
Tingëllon e ndërlikuar, por është e thjeshtë: çdo qytetar duhet të marrë një shumë të caktuar ligjërisht nga shteti, transmeton albinfo.ch. Pa u lidhur kjo me kushtet si marrëdhënia e punës (pra “pa kushte”). Pra, qytetarët nuk duhet të bëjnë asgjë në këmbim me këtë pagë që do të merrnin.
Ideja është e vjetër. Eksperimentet dhe përpjekjet për të prezantuar UBI tashmë janë realizuar në disa vende (p.sh. Kanada dhe Brazili). Askund nuk është zbatuar rrënjësisht.
Eksperimenti në Finlandë
Një eksperiment bazë i të ardhurave është kryer në Finlandë dhe ka zgjatur dy vjet. Ai është realizuar vetëm me të papunët. 2000 prej tyre gjatë periudhës së përmendur kanë marrë nga 560 euro në muaj për dy vjet, pa iu nënshtruar asnjë kushti.
Studiuesit hulumtuan nëse të ardhurat themelore të pakushtëzuara ofrojnë një motivim më të madh për të gjetur një vend pune se sa ofrojnë përfitimet tradicionale nga fondi i papunësisë, përcjell albinfo.ch. Por, rezultatet e hulumtimit të publikuara në fillim të majit kanë treguar se këto të ardhura bazë ishin të mira për gjendjen mentale të përfituesve, por ato nuk i motivuan ata (të papunët) të gjenin punë përsëri. (Sda)
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës