Kosova
Kosova nuk mund ta humbë këtë bukuri të liqenit të Ujmanit
Liqeni i Ujmanit vlerësohet një ndër pasuritë e Kosovës
Jo vetëm me pamje të bukur, liqeni i Ujmanit vlerësohet si një ndër pasuritë e Kosovës që zotëron edhe shumë të mira ekonomike, shkruan albinfo.ch.
Liqeni i Ujmanit, ndryshe njihet edhe si liqeni i Gazivodës, gjendet në territorin e Republikës se Kosovës dhe është ndërtuar me fonde të Buxhetit të Kosovës. Shteti i Serbisë nuk ka bërë asnjë investim në këtë projekt dhe nuk ka të drejtë ligjore që të pretendojë apo të tentojë përvetësimin e këtij gjiganti të akumulimit të ujit, thonë ish-funksionarë të lartë të Kosovës në kohën e komunizmit dhe profesorë universitarë në Prishtinë.
Duhet theksuar se liqeni i Ujmanit vlerësohet një ndër pasuritë e Kosovës, si nga ana e pamjes së bukur, ashtu edhe nga ana ekonomike, transmeton albinfo.ch.
Liqeni Ujmanit – Photo by: Arben Llapashtica
Thuhet se penda e Ujmanit është ndërtuar midis viteve 1979-1984. Liqeni i Ujmanit është më i madhi në Kosovë me sipërfaqe prej 11.9 kilometra katrorë dhe 370 milionë kub ujë. Hidrocentrali prodhon 35 megawatt për orë energji elektrike, kurse kanali Ibër Lepenc është 49 kilometra i gjatë.
Vlen të cekët se Kosova ka paguar për ndërtimin e pendës nga buxheti i saj 45 mil.$ kredi Bankës Botërore. Ndërsa, 45 mil.$ tjera (penda gjithsejt ka kushtuar 90 mil.$) janë paguar nga mjetet që i kanë takuar Kosovës nga Fondi federal për zhvillim të viseve të pazhvilluara të ish RSFJ-së, transmeton tutje albinfo.ch.
Të mirat e Ujmanit janë se prej këtij liqeni furnizohen me ujë të pijes këto komuna: Mitrovica, Vushtrria, Drenasi, Skënderaj, Obiliqi, Fushë-Kosova dhe 40% e Prishtinës (përmes fabrikës së ujit në Shkabaj).
Po ashtu, uji nga ky liqen artificial përdoret për ftohje të termocentraleve në Obiliq, për furnizim me ujë për disa komuna si dhe për ujitje në disa rajone të Kosovës. Në rast të thatësisë si ajo e vitit 2014, uji nga Ujmani përdoret për mbushje të dy liqeneve afër Prishtinës, atij të Batllavës dhe Badovcit.
Kohëve të fundit, zyrtarë nga Beogradi kanë bërë me dije se do të dëshironin ta ndanin Kosovën në vija etnike, duke aluduar se Kosova do të mund ta humbë Ujmanin.
Ky liqen menaxhohet nga ndërmarrja hidroekonomike “Ibër Lepenc” më seli në Prishtinë, në pronësi të Qeverisë së Kosovës. Në anën tjetër, në Zubin Potok ka një ndërmarrje në pronësi të Serbisë, e cila quhet “Ibar”, është themeluar në vitin 2002 dhe që Kosovën e konsideron të paligjshme. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha