Lajme

Rinisin aktivitetin 800 000 kompani në Itali

Thuhet se janë mbi 800 000 aktivitete tregtare dhe shërbime të tregut që aktualisht janë ende në mbyllje dhe nga sot ata do të kenë mundësinë të rifillojnë aktivitetin, përcjell albinfo.ch.

Sipas “Confcommercio”( Dhoma Italiane e Tregtisë) në Itali pritet të hapen edhe baret dhe restorantet, gati 160 000 biznese, duke sqaruar se një pjesë e konsiderueshme e kompanive kanë mbetur të qëndrueshme dhe kanë të bëjnë me sektorin e tregtisë.

Pothuaj 72 000 kompani veshjesh dhe këpucësh, 14 000 dyqane mobiliesh janë ende të mbyllura dhe më shumë se 59 000 shitës ambulantë janë ende pa aktivitet.