Shqipëria
Sot protestohet në Tiranë
Është bërë e ditur se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë të ditur se do të mbështesë protestën e nesërme të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, pas shembjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, përcjell albinfo.ch.
Basha i ka bërë thirrje opozitës shqiptare që nesër të jenë pjesë e kësaj proteste për mbrojtjen e teatrit.
“Sot Aleanca për mbrojtjen e Teatrit ka shpallur një protestë ditën e nesërme në orën 16:30 dhe ka kërkuar prani sa më të madhe të qytetarëve, është vendimi i lidershipit për të mobilizuar maksimalisht strukturat tona, duke u bërë thirrje gjithë opozitarëve shqiptarë që nesër të jemi totalisht në mbrojtje të aleancës për mbrojtjen e teatrit në këtë protestë kundër këtij krimi makabër dhe shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ligjit”, tha ai.
Protesta kundër shembjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar ka pasur edhe gjatë të dielës në Tiranë, ku ka pasur edhe arrestime. Me artistët shqiptarë janë solidarizuar edhe homologët e tyre nga Kosova, përmes një aksioni simbolik para Teatrit Kombëtar në Prishtinë. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch