Kosova
Ujëvara unike e Korishës së Prizrenit, një atraksion mahnitës
Ujëvara e bukur e Korishës, një perlë e natyrës që nuk u promovua kurrë
E rrethuar me male të bukura dhe ajër të pastërt, me cicërrima të zogjve të gëzuar në stinën e pranverës, karshi gugullimave të rrjedhjes gjendet ujëvara e bukur në fshatin Korishë të Prizrenit. Ujëvara e Korishës, ani pse është atraksion i veçantë me rrjedhjen e saj, nuk ka qenë asnjëherë në agjenden e promovimit si atraksion natyror i Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Ujëvara e bukur e Korishës me rrjedhjen e saj pranë natyrës magjepse, ku duket se e gjithë qetësia dhe ngjyrat më të bukura janë shkrirë në atë vend, të japin kënaqësi në vete dhe ia vlen të vizitohet dhe të përjetohet bukuria e saj, e veçmas në këtë kohë pandemie, ku njerëzit në vend të plazheve, këtë vit mund të organizojnë shëtitje të tilla natyrore që nuk do të harrohen kurrë dhe do të mbeten gjatë në kujtesën tuaj, shkruan albinfo.ch.
Kosova shquhet me atraksione natyrore dhe me ujëvara piktoreske, e njëra ndër to pa dyshim se është edhe “Ujëvara e Korishës”, e cila formon në vete mrekulli të natyrës, duke u zhytur në një lumë midis maleve të gjelbërta, të cilat zgjojnë menjëherë një dëshirë për të gjetur veten atje dhe për të vëzhguar pafund këtë bukuri. /Albinfo.ch
Photos: Izet Kokzivi
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha