Kosova

Riatdhesohen 143 shtetas të Kosovës nga Gjermania

Që nga fillimi i pandemisë nga Gjermania janë riatdhesuar më shumë se 520 shtetas të Kosovës.

Sot janë riatdhesuar edhe 143 shtetas të Kosovës dhe është njoftuar se ka edhe të tjerë që po presin të kthehen në Kosovë, shkruan albinfo.ch.

Ky është njoftimi i plotë i ambasadës:

“Sot nga aeroporti i Stuttgartit në Gjermani kemi riatdhesuar edhe 143 shtetas të Kosovës. Nga fillimi i pandemisë dhe deri me këtë fluturim, Misioni Diplomatik i Republikës së Kosovës në Gjermani, përkundër të të gjitha vështirësive, ka arritur të kthejë më shumë se 520 shtetas në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Gjermani.

“Janë edhe qindra tjerë që po presin dhe i lus për mirëkuptim e durim. Dua me këtë rast të shpreh falënderime të veçanta për krejt personelin e Konsullatave të Kosovës në Munih, Stuttgart, Frankfurt, Duesseldorf, Hamburg dhe stafin në Berlin për punën e palodhshme për t’u shërbyer shtetasve tanë në këtë kohë me sfida të pashembullta”, thuhet tutje në njoftim.