Lajme

U nënshkrua memorandumi mes Zvicrës dhe Amerikës në fushën e arsimit ushtarak

Zvicra dhe Amerika nënshkruan memorandum në fushën e arsimit ushtarak

Është bërë e ditur se Ambasadori Pitteloud nënshkroi memorandum mirëkuptimi midis Departamentit të Mbrojtjes, Mbrojtjes Civile dhe Sportit dhe Departamentit Amerikan të Mbrojtjes për bashkëpunimin dypalësh në fushën e Arsimit Ushtarak, Trajnimit dhe Ushtrimeve, transmeton albinfo.ch.

Thuhet se kjo marrëveshje do të jetë e mirë për çdo bashkëpunim të ardhshëm ushtarak me Shtetet e Bashkuara dhe në aspketin ligjor të qëndrueshëm, duke ofruar kështu mundësi të reja emocionuese bashkëpunimi për dy forcat e armatosura, transmeton tutje albinfo.ch.

Qëllimi dhe fokusi i gjithë kësaj marrëveshjeje do të jetë trajnimi dhe arsimimi profesonal i ushtarëve nga të dyja shtetet, që t’u shërbejnë këtyre shteteve dhe t’u përgjigjen nevojave kombëtare, realiteteve dhe mundësive të reja në kushtet e një mjedisi të ri të sigurisë dhe të jetë i përputhshëm me sistemin e arsimimit dhe shkollave trajnuese. /Albinfo.ch

Fotografia e Embassy of Switzerland in the United States of America

Fotografia e Embassy of Switzerland in the United States of America

Photo –  Embassy of Switzerland in the United States of America