Lajme
Kush mund të udhëtojë në Gjermani
Zgjatje e kufizimeve të përkohshme të udhëtimeve jo të domosdoshme në BE, deri më 15 qershor 2020
Është bërë e ditur se Qeveria Federale ka marrë vendimin për të ndjekur rekomandimin e Komisionit Evropian të datës 8 maj 2020 që në funksion të zbutjes së efektit dhe përhapjes së mëtejshme të virusit COVID-19 të zgjasë kufizimet ekzistuese me një afat fillmisht 30 ditor për të gjitha udhëtimet jo domosdoshmërisht të nevojshme nga shtetet e treta në hapësirën e Republikës Federale të Gjermanisë. Kufizimet e udhëtimeve të vendosura më 17 mars 2020 nga kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së në zonën Schengen do të gjejnë zbatim në Gjermani – si dhe në shtete të tjera evropiane – fillimisht deri në datën 15 qershor 2020, në respekt të urdhëresës së ministrit të Brendshëm Federal sipas nenit 14, 6 të Kodit Kufitar të Schengen-it, transmeton albinfo.ch.
Përjashtohen nga kufizimi i udhëtimit saktësisht:
- Qytetarët e BE-së dhe të shteteve të asociuuara të Schengen-it, së bashku me familjarët e tyre, dhe shtetas nga Britania e Madhe, Islanda, Lichtenstein, Norvegjia dhe Zvicra si dhe familjarët e tyre që duan të udhëtojnë përmes vendit drejt atdheut apo shtetit të qëndrimit të tyre, nëse nuk ka një itinerar alternativ.
- Shtetasit e shteteve të treta me lejeqëndrimi afatgjatë në një shtet të BE-së dhe shtetet e sipërpërmendura ( leje-qëndrimi apo viza afatgjata për shembull për qëndrime studimi apo pune) që kthehen në rezidencat e tyre të zakonshme,
- Shtetas të shteteve të treta me nevoja apo funksione të ashtuquajtur esenciale („essential functions or needs“), ku bëjnë pjesë:
- Personeli shëndetësor, kërkues shkencorë në shëndetësi, personeli i kujdesit,
- Punonjës të kufirit, personel në transportin e mallrave dhe në sektorë të tjerë të nevojshëm,
- Diplomatë, punonjës të organizatave ndërkombëtare, personel ushtarak, asistentë humanitarë nëse duhet të ushtrojnë funksionin e tyre,
- Pasagjerë transitë,
- Pasagjerë, që udhëtojnë për arsye të detyrueshme fmiljare,
- Persona që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare apo që kanë arsye të tjera humanitare.
Informacione të mëtejshme rreth udhëtimit:
Krahas kësaj është marrë vendimi për zgjatjen e mëtejshme fillimisht deri në datën 15 qershor 2020 të kontrolleve kufitare të rivendosura në mënyrë të përkohshme në kufijtë e brendshëm me Austrinë, Zvicrën dhe Francën. E njëjta gjë vlen për kufijtë ajrorë me Italinë dhe Spanjën.
Në kufirin me Danimarkën fillimisht kontrollet do të vijojnë më tej; data e anulimit të këtyre kontrolleve do të përcaktohet në koordinim me qeverinë daneze.
Gjithsesi kontrollet në kufijtë tokësorë do të kenë lehtësime përsa i përket spektrit të tyre praktik. Të gjitha linjat e transportit rrugor ndërkufitar do të jenë sërish të lejueshme për kalimin e kufirit. Në të ardhmen kontrollet nuk do të jenë sistematike por fleksible dhe të orientuara nga risku. Në parim do të vijojë të kërkohet mirëargumentimi i hyrjes, por do të ketë lehtësira shtesë për udhëtimet për arsye familjare apo personale. Detajet në këtë kontekst nuk janë përcaktuar ende.
Në kufirin me Luksemburgun kontrollet kufitare përfundojnë në mbarim të datës 15 maj 2020.
Rregullat e karantinës për udhëtarë në hyrje dhe kthim:
Federata dhe landet kanë rënë dakord për linjat e përgjithshme të rregullave të njësuara të karantinës për udhëtarë në hyrje dhe në kthim. Informacione të mëtejshme (p.sh. edhe në gjuhën angleze), tekstin bazë dhe lidhjet përcjellëse mund t‘i gjeni në faqet e internetit të Minsitrisë së Jashtme Federale dhe të Ministrisë së Brendshme Federale; Lidhur me zbatimin konkret të masave në vende të veçanta lutemi t’u referoheni faqeve të internetit të ministrive përkatëse të shëndetësisë.
E-Diaspora
-
Humor shqiptar në ekranin zviceran, Vedat Bajrami protagonist në “Te Berberi – rritet prap” Për të zbuluar më shumë rreth këtij projekti emocionues, Albinfo.ch sjell një intervistë me aktorin e...
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
Jeta në Zvicër
-
Si do të përfitojë Zvicra nga pakti i ri me Bashkimin Evropian? Pas nëntë muaj negociatash intensive - dhe disa pika të vështira gjatë rrugës - marrëveshja e...
-
Disa qiramarrës zviceranë mund të presin qira më të ulëta në vitin 2025
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane