Lajme

Shqiptari që jeton në Japoni tregon pse ky shtet po e kalon më lehtë pandeminë

Ai ka treguar se janë tri gjëra që kanë bërë që japonezët ta kalojnë më lehtë këtë situatë pandemie

Është bërë e ditur se shqiptari nga Kosova që jeton në Japoni, Mithat Haxhiislami, i njohur me nofkën Miki, ka thënë sot shteti japonez po e përballon shumë më lehtë pandeminë COVID-19 se shtetet e Evropës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mithat Haxhiislami është sipërmarrës shqiptar në Japoni dhe njëkohësisht Kryetar i Shoqatës së Miqësisë Japoneze-Kosovare. Prej shumë vjetësh, ai ka në pronësi një kompani të specializuar kryesisht në prodhimin dhe shitjen e produkteve inovative për kujdes shëndetësor dhe kozmetike në Tokio. Në një intervistë, ai tregon mbi situatën e pandemisë COVID-19 në shtetin japonez si dhe shprehet mbi rëndësinë e përdorimit të maskave mbrojtëse, të cilat janë element i njohur i kulturës japoneze, transmeton albinfo.ch.

Ai ka treguar se janë tri gjëra që kanë bërë që japonezët ta kalojnë më lehtë këtë situatë dhe ato janë kultura e bartjes së maskës, jo përqafimi dhe zbathja e këpucëve para se të hyjnë në shtëpi.

“Ka edhe elemente të tjera që ndikojnë, por këto po dalin të jenë kryesoret”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Nga ana tjetër, ai bëri të ditur se numri i vdekjeve në Japoni është rreth 700, në një popullatë prej rreth 127 milionë.

Japonia në shumicën e prefekturave ka larguar masën e jashtëzakonshme, masë kjo që ka qenë më e lehtë se në vendet e tjera.

Ai tha se ka informacione nuk ka shqiptar në Japoni që është prekur nga koronavirusi.

Afaristi nga Kosova, duke folur për shqiptarët në Japoni, tha se shumica janë nga Shqipëria, por ka edhe nga Kosova.

Sipas tij, ata janë të orientuar në edukim dhe shumica janë asistentë në universitete. /Albinfo.ch