Lajme
Numri i të infektuarve në Austri bie nën 1 mijë persona
Deri më tash në Austri janë infektuar me Covid 16.023 persona, prej tyre kanë vdekur 626 veta. Të shëruar janë 14.045 pacientë, duke u trajtuar janë edhe më pak se 1 mijë persona.
Të enjten në mëngjes numri i pacientëve të infektuar me Covid 19 ishte 949 persona. Për herë të parë që nga 16 marsi, numri i të infektuarve ka rënë nën 1 mijë pacientë me Sars-Cov-2. Deri më tash ka pasur gjithsej 16.023 persona që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, raportojnë mediat austriake, transmeton Albinfo Austria.
Në krahasim me bashkitë e tjera të Austrisë, ditëve të fundit ka pasur rritje të infektuarve në Vjenë, ku vetëm të mërkurën dhe të enjtën janë regjistruar 51 raste.
Në anën tjetër, ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anschober, ka thënë të enjten se koronavirusi do të vazhdojë të na shoqërojë edhe gjatë ditëve të ardhshme, por qëllimi është që t’i shmangemi një vale të madhe të dytë. “Kjo do të kërkonte lehtësira përcjellëse dhe kontrolle shumë të mira”, ka thënë ministri Anschober.
Krerët e shteteve të botës janë duke bërë thirrje për të dhënë terapi falas dhe për të bashkëpunuar që të gjejnë sa më shpejt vaksinën kundër koronavirusit.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha