Lajme

‘Austria Airlines’ shtyn fluturimet e rregullta deri më 8 qershor

Kompania kishte paralajmëruar se do të niste fluturimet nga data 31 maj, por ka vendosur që të zgjasë pezullimin e fluturimeve

Kompania ajrore ‘Austria Airlines’ ka njoftuar se nuk do të këtë fluturime të rregullta deri më 8 qershor.

Kjo për shkak të kërkesave të vogla për udhëtim dhe kufizimeve globale që vijnë si pasojë e pandemisë, shkruajnë mediat austriake, përcjell Albinfo Austria.

‘Austria Airlines’ kishte paralajmëruar se do të niste fluturimet nga data 31 maj, por  ka vendosur që të zgjasë pezullimin e fluturimeve deri më 8 qershor”, thuhet në njoftimin e ‘Austria Airlines’.

Që nga data 19 mars ‘Austria Airlines’ ka ndërprerë fluturimet e rregullta, me përjashtim të disa fluturimeve të veçanta.