Shqipëria
Tirana, drejt normalitetit
Është bërë e ditur se në Shqipëri hap pas hapi vendi po i kthehet një normaliteti të ri, edhe pse disa qytete ende vazhdojnë të kenë kufizime, sidomos sa i përket daljes së qytetarëve dhe qarkullimit të makinave, përcjell albinfo.ch.
Së fundi, në rrugët e kryeqytetit vihen re lëvizje të shumta edhe pas orës 17.30, kur nis dhe ndalim-qarkullimi. Pavarësisht kësaj, duket se edhe policia është tërhequr nga vrojtimi i imtësishëm i zbatimit të masave.
Duhet theksuar se tashmë në qytet nuk ka më postblloqe dhe numri i uniformave blu është reduktuar ndjeshëm.
Nga data 11 maj nisën lehtësime masash për një grup biznesesh, si parukeri, berber, dentist dhe dyqanet në qendrat tregtare, ndërkohë që duke nisur nga e hëna e kësaj jave, më 18 maj, do të nisë edhe hapja e njësive të shërbimit si bare dhe restorante, vetëm për mjediset e hapura.
Po ashtu, numri i rasteve të prekura me COVID-19 në Shqipëri që nga nisja e epidemisë është 880 persona, ndërkohë 31 qytetarë kanë humbur jetën. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch