Lajme
Pa pagesë, por me vullnet: Liga Shqiptare e Futbollit në Austri
Edhe pse larg vendlindjes, Liga Shqiptare e Futbollit funksionon edhe në Austri. Kjo ligë ka 10 vite që është themeluar
Krahas organizimeve të ndryshme kulturore në Austri, shqiptarët kanë formuar edhe shoqata dhe klube të sportit dhe organizojnë gara të shumta sportive dhe relakusese. Prej vitit 2010, një shoqatë e tillë është edhe Liga Shqiptare në Austri. Qëllimi i kësaj iniciative ka qenë që sporti shqiptar, në veçanti futbolli në Austri, të prezantohet në mënyrë të organizuar dhe profesionale. Të tregohet disiplinë dhe cilësi sportive. Kjo Ligë, në vitin 2013 nga Ministria e Diasporës, është vlerësuar me çmimin vjetor të Diasporës dhe Mërgatës për veprimtari sportive.
Në këtë ligë, momentalisht bëjnë pjesë këto 8 ekipe: Timi, Wienwest, Luani Bau, Besa, Krenaria, Kumanova dhe Besiana.
Vaxhid Bislimi, anëtar i kryesisë dhe menaxher për komunikim në Ligën Shqiptare të Futbollit, tregon se iniciatorët për hapjen e kësaj lige ishin: Qani Sulejmani, Halil Jashari dhe Mexhid Bislimi.
Edhe pse më parë kishte klube tjera nga vende të ndryshme, tani për tani ka vetëm ekipe nga trojet shqiptare. “Të gjitha janë ekipe shqiptare, por më parë ka pasur ekipe të huaja nga Turqia dhe nga Afganistani”, thotë Bislimi.
Askush nuk paguhet asnjë cent
Nëse e kemi menduar se gjithçka bëhet me para, atëherë e kemi gabim. Futbollistët, stafi, trajneri në këtë ligë, nuk kanë asnjë përfitim. Me shumë respekt dhe dashuri për futbollin, ata luajnë dhe e mbajnë gjallë Ligën Shqiptare të Futbollit.
“Si çdo aktivitet edhe ky i ka vështirësitë e veta. Por, kemi mbështetje nga Ministria e Diasporës, po ashtu edhe nga sponsorë të shumtë si: Alba Copy, Ajzberg, Timi Trans, Jimy, Euro Bus, Adler. Asnjë futbollist apo pjesëtar stafi nuk paguhet, të gjithë këtë e bëjnë me vullnet”, shtoi menaxheri për komunikim i “LSHFA”.
Në “LSHFA” gjithçka është me standarde të shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë, UEFA. Duke filluar nga fusha e deri te gjyqtarët të cilët janë të certifikuar nga OFB [Federata e Futbollit në Austri]. Ndeshjet luhen në futboll të vogël, me dimensionet 60/30 dhe të gjitha këto takime zhvillohen në qytetin e Vjenës.
Po ashtu në fund të sezonit jepen edhe çmimet për më të mirët. Caktohet kampioni i vitit, zgjidhet futbollisti i vitit, portieri i vitit, golashënuesi i vitit dhe ekipi më “Fair Play” i vitit.
Interesim i madh
Se a ka interesim të madh nga klubet dhe se çfarë duhet bërë ekipet e reja për t’u futur në ligë, këtë e tregon Bislimi: “Interesimi është në nivel të madh dhe po shkon në rritje, vit pas viti. Ne jemi të interesuar po ashtu që të ketë ekipe të reja, kjo do të ndihmonte shumë ligën. Liga Shqiptare ka shpenzimet e veta të cilat duhen mbuluar në forma të ndryshme. Një pjesë nga sponsorët, kurse tjetra, nga vetë ekipet garuese. Pra klubi duhet të bëjë disa pagesa, si ato të fushës, pagesa e gjyqtarëve dhe ato që obligohen nga ndeshja në ndeshje”.
Edhe pse quhet Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, kjo ligë zhvillohet vetëm në qytetin [kryeqytetin] e Austrisë, në Vjenë. Por, sipas Bislimit, në të ardhmen kjo ligë do të zgjerohet edhe në vende tjera. Kjo do ta bënte më të fortë synimin e kësaj lige, që përmes futbollit të mbahet gjallë fryma kombëtare dhe kultivimi i vlerave sportive shqiptare në të gjithë Evropën.
Box
8 ekipe
Në këtë ligë, momentalisht bëjnë pjesë këto 8 ekipe: Timi, Wienwest, Luani Bau, Besa, Krenaria, Kumanova dhe Besiana.
Box 2
Gjithçka me standarde të UEFA-s
Në “LSHFA” gjithçka është me standarde të shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë, UEFA. Duke filluar nga fusha e deri te gjyqtarët të cilët janë të certifikuar nga OFB [Federata e Futbollit në Austri].
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha