Kosova
Kurti: Deri tani mërgata ka dërguar 700 mijë euro në Kosovë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur në mbledhjen e qeverisë, ku u raportua për 100-ditshin e punës dhe për kontributin e mërgatës për luftimin e pandemisë.
Kurti tha se ka marrë disa mesazhe këto ditë të punës.
“Unë jam i mbushur me shpresë më shumë se kurrë si asnjëherë më parë, ajo çka më jep shpresë është shpirti i një populli pas një kohe të gjatë të nënshtrimit, janë këta qytetarë që më japin shpresë që më kanë dërguar qindra mesazhe urimi e inkurajimi”, tha ai.
Ai ka lexuar edhe disa mesazhe që, sipas tij, i kanë dërguar punëtorë të ndryshëm, pasi që janë shkarkuar anëtarë e drejtorë të ndërmarrjeve publike.
Kurti tha se ka biseduar edhe më një person që jeton në Gjermani, e i njëjti i ka deklaruar se do të kthehet në Kosovë për të jetuar pas emërimit të kësaj Qeverie.
Sipas kryeministrit në detyrë, mërgata ka dërguar deri më tani 700 mijë euro e 11 mijë teste për koronavirus pritet të arrijnë këto ditë në Kosovë.
“Mërgata ka dërguar 11 mijë teste, që do të vijnë ditët në vazhdim, pako ushqimore e 700 mijë euro”, ka thënë ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit” Një tjetër çmim prestigjioz për gazetarin Diamant Salihu...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025