Tematike
Zviceranët kanë orarin më të gjatë të punës në Evropë
Zviceranët me orar të plotë pune, në vitin 2019 kanë punuar mesatarisht nga 42 orë dhe 24 minuta në javë. Kjo e vendos Zvicrën përpara Islandës (42h 6min)
Punonjësit me kohë të plotë në Zvicër, në vitin 2019 kanë pasur javë më të gjatë pune se të gjithë punonjësit në vendet tjera të Evropës. Por, edhe në Zvicër, orët e punës javore, nga viti 2014 deri në vitin 2019 janë ulur për 15 minuta.
Ja si duket shprehur në shifra ky konstatim që tashmë ka “vulë” zyrtare. Zviceranët me orar të plotë pune, në vitin 2019 kanë punuar mesatarisht nga 42 orë dhe 24 minuta në javë, shkruan sda.ch. Kjo e vendos Zvicrën përpara Islandës (42h 6min), transmeton albinfo.ch. Këtë rezultat e tregon një studim i publikuar nga Zyra Federale e Statistikave (BFS) të martën.
Zvicra dhe Islanda gjithashtu zënë dy vendet e para edhe për sa u përket orëve të punës për kokë banori, transmeton albinfo.ch. Nëse vihet vëllimi i përgjithshëm i orarit të punës javore në raport me popullsinë e përgjithshme nga 15 vjeçarët e tutje (ku gjithashtu përfshihen edhe njerëz të papunë), rezultati për kokë banori për Zvicrën është 23 orë dhe 12 minuta.
Në këtë pikë Zvicra përfundon pas Islandës, e cila me 30 orë e 12 minuta ka numrin më të lartë javor të orëve të punës për kokë banori, përcjell albinfo.ch. BFS, renditjen e lartë të Zvicrës në këtë segment e shpjegon me papunësinë relativisht të ulët.
Një pamje pak më e ndryshme shfaqet nëse llogaritet orari i punës javore për të gjithë punonjësit në Zvicër. Për shkak se shumë njerëz punojnë me kohë të pjesshme, vendi në këtë kategori zë vetëm vendin e 23-të midis 30 vendeve të ekzaminuara në Evropë, me 35 orë dhe 36 minuta për një punonjës.
Orari i punës javore për një punonjës është më i ulëti në Holandë (31 orë e 36 minuta) dhe më i larti në Greqi (40 orë e 18 minuta).
Statistikat tregojnë se orët totale të punës në Zvicër janë rritur që nga viti 2014, transmeton albinfo.ch. Në vitin 2019, të punësuarit në Zvicër kanë punuar 7.9 miliardë orë, krahasuar me 7.6 miliardë në vitin 2014. Sipas BFS-së, rritja vjen kryesisht për faktin se është rritur gjithashtu edhe numri i vendeve të punës. Numri i njerëzve me punë në Zvicër është rritur për rreth 5.6 përqind në mes të vitit 2014 dhe 2019.
15 minuta më pak se në vitin 2014
Në të njëjtën kohë, punonjësit zviceranë tani punojnë mesatarisht 15 minuta më pak në javë sesa në vitin 2014. Arsyet e dhëna nga BFS janë ulja e orarit të punës me marrëveshje me kontratë për 1 minutë dhe zvogëlimi i orarit javor të punës për 8 minuta, përcjell albinfo.ch. Veç kësaj, mungesat javore janë rritur me 6 minuta.
Zviceranëve tani u duhet të punojnë më pak se disa vjet më parë. Ata gjithashtu kanë më shumë pushime. Kohëzgjatja e pushimeve është rritur nga 5.1 në 5.2 javë midis viteve 2014 – 2019, që korrespondon me një rritje prej 0.3 ditësh.
Punëtorët e rinj midis 15 dhe 19 vjet (5.4 javë) dhe mbi 50 vjeç (5.6 javë) kanë pushimet më të gjata, transmeton albinfo.ch. Punonjësit midis moshës 20 dhe 49 vjeç kanë periudhat më të shkurtëra të pushimeve me një mesatare prej 4.9 javë
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Cyrih, një nga qytetet më të stolisura në botë për festat e fundvitit Atmosfera festive sapo ka filluar në Cyrih...
-
“Time” ka renditur 5 të arritura zvicerane ndër risitë më të mira në botë këtë vit
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin?
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës