Maqedonia
Maqedoni e Veriut: Po diskutohen masa të koordinuara me vendet e rajonit
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i pyetur nëse në masat lehtësuese është futur edhe hapjen eventuale e kufijve, tha se për këtë po diskutohet në nivel të shteteve në rajon.
Sa i përket karantinës shtetërore, Filipçe theksoi se, sipas tij kjo masë edhe më tej duhet të implementohet.
“Karantina do të mbetet edhe më tej, mendoj se karantina është masë e shkëlqyer…14 ditë izolim, megjithatë tani kemi filluar përgatitjet për takim me ministrat e Shëndetësisë në vendet e rajonit, sepse disa vende kanë tashmë paralajmërime për disa politika individuale, ne mendojmë që duhet të jenë të koordinuara, të gjithë kolegët nga rajoni e mendojnë të njëjtën. Jemi në fazë përfundimtare në organizimin e mbledhjes me ministrin grek të Shëndetësisë, por edhe me vendet e tjera, sepse e gjithë kjo duhet të menaxhohet mirë”, theksoi Filipçe, raporotojnë mediat atje, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
LDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë, mes tyre 5 emra nga diaspora Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar listën e plotë të kandidatëve për...
-
Shqipëri: Seleksionimet me talentet e diasporës, zbulohen lojtarë shumë cilësorë
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
Jeta në Zvicër
-
Deputetët zviceranë bëjnë thirrje për ligje kantonale për mbrojtjen e të miturve nga rrjetet sociale Anëtarët e parlamenti nga të gjitha politike prejardhjet synojnë të mbrojnë nxënësit e mitur nga “efektet...
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse