Kosova

Cili vend i Kosovës nuk ka pasur asnjë rast me COVID 19

Për dy muaj, komuna e Novobërdës nuk ka shënuar as një rast infektimi

Nënkryetari i Komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri, ka thënë se në disa fshatra të kësaj komune, ku janë të banuara me serbë, janë disa qendra të mjekësisë familjare që stafi shëndetësor paguhet nga Serbia, por në të njëjtin vend ka edhe staf që paguhet nga Republika e Kosovës.

Ai tha se nuk ka pasur qytetarë që janë testuar, pasi nuk kanë kërkuar një gjë të tillë.

“Kaluan dy muaj dhe ne ende nuk kemi as edhe një rast pozitiv me Covid 19 në komunën tonë. Nuk kemi pasur asnjë të dyshuar, madje as për infeksion në komunën tonë”, ka thënë ai për mediat kosovare. Komunat pa asnjë rast pozitiv me COVID-19 janë: Graçanica, Juniku, Shtërpca, Novobërda, Parteshi, Ranillugu, përcjell albinfo.ch.

Ndërsa, pa raste aktive kanë mbetur edhe disa komuna të tjera, si: Podujeva, Klina, Drenasi, Skenderaj, Vitia, Hani i Elezit, Gjakova. Kujtojmë që deri më sot në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 895 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 657 janë shëruar, kurse 28 të tjerë kanë vdekur, duke bërë kështu që numri i rasteve aktive të mbetet 210.