Kosova

Aeroporti i Prishtinës njofton se janë anuluar udhëtimet e datës 13 maj

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se janë anuluar udhëtimet e datës 13 maj, pa dhënë shumë detaje.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, ANP’ja ka kërkuar nga qytetarët që për më shumë informacione të qëndrojnë në kontakt me kompanitë ajrore, përcjellë albinfo.ch.

“Ju njoftojmë se fluturimet e datës 13 Maj janë anuluar! Për më shumë informacion ju lusim të qëndroni në kontakt me kompanitë ajrore!”, thuhet në njoftim