Kosova

Kosovë: Shtohet numri i të shtrirëve në klinikën infektive

Nga 17 sa ka qenë të dielën, është ngritur në 21 numri i pacientëve që po trajtohen në Klinikën Infektive të Kosovës.

Prej tyre, 13 janë pozitivë në COVID-19, 5 kanë dalur negativë dhe 3 janë në pritje të testeve, ka bërë të ditur për mediat kosovare infektologia Vera Berisha Ndrejaj.

“Nga këta pacientë, 13 janë pozitivë në COVID-19 dhe 5 janë negativë, por që po e vazhdojnë trajtimin”, ka thënë Berisha-Ndrejaj.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se nga të 21-t, 5 ndodhen në oksigjeno terapi, derisa një e moshuar nga Rahoveci vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, përcjellë albinfo.ch.

“Ajo ka edhe sëmundje tjera shoqëruese”, ka shtuar Berisha-Ndrejaj.Berisha-Ndrejaj ka thënë se si pasojë e shtimit të lëvizjes së qytetarëve, është shtuar edhe numri i pacientëve në këtë klinikë.