Kosova
Bashkia e Vjenës nderon tetë personalitete shqiptare si “Ambasadorë të paqes”
Tetë personalitete shqiptare nderohen në Vjenë si “Ambasador të paqes”
Është bërë e ditur se Bashkia e Vjenës së fundmi ka nderuar me titullin “Ambasadorë të paqes” një sërë personalitetesh nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut, përcjell albinfo.ch.
Famullitari nga Shkodra, Don Vlash Palaj, është njëri nga personalitetet e nderuar me këtë titull, për kontributin e tij si një nga përfaqësuesit më të lartë të klerit në Shkodër, për punën e tij në famulli dhe mesazhet që përcjell në shërbim të shoqërisë, shkruan obserber.kult.
Edhe ish-kryetarja e qarkut të Shkodrës, Greta Bardeli, pedagoge dhe politikane, është nderuar me këtë titull për kontributin e saj në jetën politike dhe sociale.
Po ashtu vlen të theksohet se titullin ambasadore e paqes nga Bashkia e Vjenës e ka marrë gazetarja kosovare dhe njëkohësisht poete, Vlora Ademi, përcjell tutje albinfo.ch.
Gjithashtu edhe Arjeta Kokalari, së bashku edhe me personalitetet e tjera, si Xhenc Bezhi dhe Hazir Mehmeti nga Kosova dhe Dijana Toska e Abidin Krasniqi, shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, morën tituj.
Lajmi u bë i ditur nga poeti dhe veprimtari, Gjergj Jozef Kola, i cili u shpreh në profilin e tij në Facebook se ndjehet i lumtur të presë në Vjenë miqtë e nderuar nga fusha të ndryshme të jetës shqiptare për t’i nderuar me titullin e lartë e mjaft motivues, “Ambasador të paqes”.
“Kurrë mos pushoni për të sakrifikuar për paqen dhe prosperitetin, për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe, siç thotë Nënë Tereza”, shprehet Kola. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha