Lajme

Artisti shqiptar nga Zvicra, përmes surlës bashkon traditën me modernen

Artisti shqiptar, Kushtrim Jetishi, i njohur si “Koki Surle”, jeton në Zvicër dhe është i fokusuar te muzika popullore shqiptare, përcjell albinfo.ch.

Koki ekzekuton në intrumentin e famshëm popullor surle, duke iu dhënë kështu këngëve të famshme një kahje dhe zhanër krejt ndryshe.

Kështu, si instrumentist profesionist ai eksperimenton me një ritëm shumë të veçantë duke ripërpunuar këngë të njohura të folklorit shqiptar, me “surle”. Falë instrumentit të vjetër popullor shqiptar “Surle” Koki arrin t’i japë këngëve të njohura botërisht në anglisht apo spanjisht një qasje unike,

Shumë nga këto interpretime, ai i ndan me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram, duke marrë pëlqime dhe komente të shumta.

Ai ka realizuar ‘remix’ me surle këngën e famshme “Say my name” të Bebe Rexhës, David Guetta dhe J-Balvin, “Con Calma” të Daddy Yankee dhe Katy Parryt, si dhe shumë të tjera. /Albinfo.ch

https://www.instagram.com/p/B_kflQnlW5k/

https://www.instagram.com/p/B_Z5Vg8llcO/

https://www.instagram.com/p/B9Fw8gUlimA/

https://www.instagram.com/p/B8R7BG0lrc1/

https://www.instagram.com/p/B4j7LedFJuG/