Muzikë

Gjon Muharremaj arrin edhe një sukses, e kualifikon Zvicrën në “Eurovisionin gjerman”

Këngëtari shqiptar ka arritur edhe një tjetër sukses me Zvicrën në arenën evropiane

Gjon Muharremaj, këngëtari shqiptar ka arritur edhe një sukses, duke e kualifikuar Zvicrën në finalen e “Eurovisionit gjerman”.

“Répondez-moi” është kënga e tij është balada e tij që i ka bërë të gjithë për vete. Me këtë këngë, ai kualifikoi Zvicrën në Eurovision, por që nuk është mbajtur për shkak të pandemisë Covid-19, shkruan albinfo.ch.

Sidoqoftë, kënga e tij është zgjedhur në top-10 dhe u kualifikua në finale, që do të zhvillohen të shtunën e ardhshme dhe do të transmetohet në ARD.

Ky është edhe një tjetër për 21-vjeçarin shqiptar. Ai ka lindur në Zvicër, derisa ka prejardhje shqiptare. Babai i tij është nga Kosova, kurse nëna nga Tirana.

Top-10 finalistët janë: Zvicra, Bullgaria, Danimarka, Lituania, Italia, Rusia, Malta, Islanda Suedia dhe Azerbajxhani.

https://www.indonewyork.com/lifestyle/Switzerland-is-in-the-German-ESC-finals-h9649.html