Lajme
Berset për rreshtat e njerëzve që presin për ushqim falas: “Realitet i trishtë”
Në intervistë, Berset ka folur edhe për njerëzit që kanë pritur me orë të tëra në radhë për të marrë ushqim falas në Gjenevë
Të hënën që vjen, pasnesër në Zvicër do të hiqen disa prej kufizimeve të vendosura rreth dy muaj më parë për të luftuar koronavirusin.
Në një intervistë për gazetat e shtëpisë mediale Tamedia, Këshilltari Federal (ministri i shëndetësisë) Alain Berset ka thënë se, në kushtet që krijohen me heqjen e kufizimeve, kantonet janë të detyruara të merren me ndjekjen e “zinxhirëve të infeksionit” (gjurmimet e kontaktit, contact tracing). Përndryshe ekziston rreziku që Zvicra të humbasë kontrollin mbi zinxhirët e infeksionit.
Në intervistë, Berset ka folur edhe për njerëzit që kanë pritur me orë të tëra në radhë për të marrë ushqim falas në Gjenevë.
«Në kriza të tilla, realitetet e trishtueshme bëhen më të dukshme, transmeton albinfo.ch. Ato, përndryshe do të mbeteshin të fshehura. Dhe ky është një rast i tillë: për fat të keq një realitet, që ekziston edhe në vendin tonë. Rreth 8 për qind e njerëzve në Zvicër jetojnë në varfëri. Të huajt e kategorisë “Sans-Papiers” (pa letra) ëjanë veçanërisht të goditur në këtë krizë”, ka thënë Berset.
Ministri i Shëndetësisë nuk i është përgjigjur pyetjes për një dorëheqje të mundshme, përcjell albinfo.ch. “Kjo pyetje nuk mund të shtrohet për mua. Si Këshilltar Federal, gjithmonë kam dhënë gjithçka nga vetja, pa bërë llogari. Unë nuk kam sakrifikuar një pjesë të jetës sime private dhe familjare, thjesht, sa për të mbajtur titullin Këshilltar Federal” .
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva, R.Th., i cili vdiq si pasojë e...
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Pronarët e makinave në Gjenevë, të tronditur nga rritja e taksave Pavarësisht se votuesit ranë dakord për masën në mars – disa pronarë të makinave të Gjenevës...
-
Ndryshimet ligjore nga 1 dhjetori në Zvicër
-
Zvicër: Shpresat për marrëveshje të tregtisë së lirë me SHBA-në
-
Mocion: Sa politikanë nga Cyrihu jetojnë në banesa publike të subvencionuara
-
Projekti për zgjerimin e autostradave zvicerane, 5 miliardë franga