Lajme

Në Austri: Dyvjeçarja shqiptare mbetet e ngujuar për një orë në veturë

Sipas babait të saj, vajza e kishte mbyllur veten në veturë.

Një vajzë dyvjeçare me prejardhje nga Kosova është gjetur e ngujuar në një veturë në Kremplstrase të premten rreth orës 15:30.

Policia austriake u njoftua se vajza e vogël po qëndronte prej një orësh në veturë në rreze të diellit. Policia menjëherë shkoi në vendin e ngjarjes.

Ata e kishin gjetur vogëlushen në panik. Aty pranë kishte shkuar edhe babai i vajzës, një kosovar 34-vjeçar me banim në rrethinën e Steyr-it. Ai kishte thënë se vajza e kishte mbyllur veten në veturë.

Siç raportojnë mediat austriake, një polic e kishte goditur dritaren e pasme të veturës për ta shpëtuar vajzën, me ç’rast kishte pësuar prerje të vogla në duar, përcjell Albinfo Austria.

Pasi doli vogëlushja nga vetura, ajo iu dorëzua ndihmës së shpejtë për trajtim mjekësor.