Bota
Oda Ekonomike gjermano-kosovare vazhdon bashkëpunimin me partner gjermanë
Përkundër situatës së krijuar nga pandemia, Oda Ekonomike Gjermano Kosovare (OEGJK) po angazhohet në vazhdimësi për të ndihmuar komunitetin e biznesit në vend dhe për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi me tregun gjerman.
23 kompani nga Kosova, anëtare të OEGJK-së, anëtare të Klusterit të Industrisë së Metaleve dhe Energjisë së Ripërtëritshme të Kosovës (KIMERK) dhe kompani të tjera, kanë shprehur interesimin e tyre për t’u bërë furnizues për tregun gjerman, duke aplikuar për takimet B2B (Biznes me Biznes), që do të mbahen më 7 dhe 8 shtator në Mannheim të Gjermanisë.
Konferenca VI ”Purchasing Initiative Western Balkans /BME Einkaufsinitiative Westbalkan”, organizohet nga Asociacioni Federal për Menaxhimin e Zinxhirit të furnizimit, Blerje dhe Logjistikë (BME) në bashkëpunim me Ministrinë Federale për Ekonomi dhe Energji dhe Odat Ekonomike Gjermane të Jashtme të Rajonit. Këtë vit, 48 kompani gjermane janë regjistruar, në cilësinë e blerësit, duke shprehur kështu interesimin e tyre për t’u furnizuar me produkte nga kompanitë e shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe kompanitë nga Kosova.
Ky vit shënon vitin IV që kompanitë kosovare nga industria e metalpërpunimit, industria e plastikës si dhe industria e automotivës/ elektronikës do të marrin pjesë në takime me blerës gjermanë, përcjell albinfo.ch.
Vlen të përmendet se vitin e kaluar, 3 kompani nga Kosova kanë marrë pjesë në këtë konferencë dhe janë zhvilluar gjithsej 700 takime B2B mes blerësve gjermanë dhe furnizuesve nga Ballkani Perëndimor, duke shënuar kështu vitin më të suksesshëm deri më tani.
Partner regjional në këtë organizim, OEGJK ka Odën e Jashtme Gjermane të Maqedonisë Veriore, kurse partner nacional ka Klasterin e Industrisë së Metaleve dhe Energjisë së Ripërtëritshme të Kosovës (KIMERK).
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch