Muzikë
Këngëtarja shqiptare Ava Max, pjesë e kolonës zanore të filmit “Scooby Doo”
Këngëtarja shqiptare e njohur botërisht me emrin e saj të artit, Ava Max, do të jetë pjesë e kolonës zanore të filmit më të ri të “Scooby Doo”.
Është bërë e ditur se këngëtarja shqiptare e quajtur Amanda Ava Koci, e njohur botërisht me emrin e saj të artit, Ava Max, do të jetë pjesë e kolonës zanore të filmit më të ri të “Scooby Doo”, transmeton albinfo.ch.
Ndër 12 këngët e albumit të kolonës zanore të filmit të animuar, është dhe kënga më e re e artistes shqiptare, “On Me”, që do të publikohet këtë muaj në SHBA.
Ajo ka bërë të ditur për fansat e saj se është duke punuar në këngën e saj të re, e cila do të jetë kolonë zanore për një film të animuar, mjaft të njohur.
“On Me” titullohet kolona zanore, të cilën do ta këndojë Ava Max, në bashkëpunim me Thomas Rhett dhe Kane Brown dhe do të publikohet më 15 maj.
E lumtur për këtë projekt, këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koci, ndau me ndjekësit në Instagram një pjesë të vogël të këngës, shoqëruar me animacionet e filmit. /Albinfo.ch
https://www.instagram.com/p/B_0uYWnlxT_/
E-Diaspora
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Baseli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë për tu nisur, në...
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Baseli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë për tu nisur, në...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025