Kosova
Mustafa: Qytetari nuk vendos kush do të qeverisë vendin
Mustafa: Populli nuk zgjedh se kush do ta qeverisë vendin, ata zgjedhin vetëm deputetët
Së fundmi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një debat mbrëmë në TV 21 ka thënë se Kosovës i duhet një qeveri e re.
Ndër të tjera, ai tha se qeveria në detyrë po bën gabime dhe shkelje të Kushtetutës.
Për çështjen e tentimit të formimit të qeverisë së re, pas rrëzimit të qeverisë Kurti, Mustafa u shpreh i bindur se nuk ka shkelje të Kushtetutës me këtë rast.
“Jam i bindur që nuk kemi bërë shkelje dhe kjo mbetet çështje e Gjykatës Kushtetuese të vendosë, sepse ne, po të mos kishim qenë të sigurt qind për qind se procesi është kushtetues, nuk do të merreshim fare me këtë çështje.
Kemi shprehur që nga fillimi se si Lidhje Demokratike, pa u shterë të gjithë rruga kushtetuese, nuk do të vepronte.
Nuk kemi pasur vullnet në asnjë rast të hyjmë në një proces të tillë, por kemi vlerësuar se vendit i nevojitet një qeveri e re dhe çdo ditë po tregohet e arsyeshme që vendi të ketë një qëveri të re, sepse kjo situatë është e vështirë të menaxhohet me një qeveri në detyrë, e cila çdo ditë po bën gabime dhe e shkeli Kushtetutën dy herë brenda një muaji”, ka thënë Mustafa.
Po ashtu, kreu i LDK-së ka thënë se qytetari nuk vendos se kush do ta udhëheqë vendin.
“Qytetari nuk vendos kush do ta qeverisë vendin, vota e qytetarit vendos për deputetët dhe vendos se cila parti do të ketë më pak deputetë, por qytetari nuk vendos se kush do ta qeverisë vendin, sepse në zgjedhje të përgjithshme nuk votohet për qeveri, por për Parlamentin”, ka thënë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit” Një tjetër çmim prestigjioz për gazetarin Diamant Salihu...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025