Të tjera
Mali i Zi mposht koronavirusin
Ekzekutivi malazes thotë se e kanë situatën në kontroll
Epidemia e koronavirusit në Mal të Zi është nën kontroll të plotë, deklaroi ekzekutivi malazes, duket theksuar megjithatë se qytetarët duhet të vazhdojnë t’iu përmbahen të gjitha rregullave në fuqi.
“Jemi gjithnjë e më pranë të qenit një vend pa koronavirus”, thuhet në një postim të qeverisë në Twitter.
“Nëse do të kemi sukses, që është e rëndësishme për çdo qytetar dhe për ekonominë tonë, kjo varet vetëm nga ne”, vazhdon mesazhi. “Të gjithë duhet t’iu përmbahemi rregullave që janë në fuqi”, bënë thirrje zyrtarët në Podgoricë.
Gjatë dy javëve të fundit, sipas REL, Mali i Zi ka pasur ditë kur nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me koronavirus. Që nga 17 marsi, kur në vendin e vogël buzë Adriatikut u shfaqën rastet e para të sëmundjes, janë regjistruar 324 infektime. Prej tyre, 266 persona janë shëruar plotësisht, ndërsa tetë vetë kanë humbur jetën.
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë