Kosova
Kryeministri italian flet për liberalizimin e vizave për Kosovën
Conte nga samiti i Zagrebit tha se shpreson që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës së shpejti të bëhet realitet.
Në samitin e Zagrebit, kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, kujtoi “vizionin evropian që duhet të drejtojë udhëheqjen politike” në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun mes Kosovës e Serbisë, të lehtësuar nga PPBE-së, Miroslav Lajcak.
Conte nga samiti tha se shpreson që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës së shpejti të bëhet realitet.
Në fund të Samitit të Zagrebit – i cili për shkak të pandemisë së coronavirusit u zhvillua në mënyrë virtuale dhe jo në kryeqytetin kroat – liderët nxorën një dokument të përbashkët të emëruar “Deklarata e Zagrebit”, përmes së cilit konfirmohet edhe një herë përkushtimi i BE-së për perspektivën evropiane të rajonit si dhe përkushtimi i këtyre vendeve për një të ardhme evropiane si zgjedhje e tyre strategjike.
Pas këtij samiti virtual, duke folur përmes video-lidhjeve, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula van der Leyen, thanë se procesi i zgjerimi ishte një prej sukseseve më të mëdha në historinë e BE-së dhe se ky proces do të vazhdojë edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas asaj që deklaruan për mediat, edhe liderët e tjerë që morën pjesë në këtë samit, janë shprehur se pa anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në BE, nuk do të mund të thuhet se është përmbushur projekti i bashkimit të Evropës.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra