Kosova
Kurti dhuron gjak
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dhuruar sot gjak në Qendrën e Transfuzionit në Prishtinë.
Ky veprim i Kurtit, vjen pasi kjo qendër iu ka bërë thirrje qytetarëve të dhurojnë gjak për shkak të mungesës së rezervave.
Pas dhurimit të gjakut në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, ai ka folur për letrën drejtuar zëvendës presidentit të SHBA-ve, Mike Pence.
Kurti ka thënë se në këtë letër nuk i është ankuar për ambasadorin Richard Grenell. Ai ka shtuar se në këtë letër ka shprehur vetëm pikëpamjet e tij, duke thënë se ka pasur shumë keqinformim për punën e tij si politikan dhe Qeverisë së tij.
“Ajo është një letër kah mesi i muajit prill. Në muajin shkurt, mars, prill kam shkruar shumë letra të gjithë krerëve institucional në SHBA por edhe në BE. Bëhet fjalë për një letër e cila është gati një muaj e vjetër. Në këtë letër i falënderoj për përkrahjen që na kanë dhënë dhe shpreh zotimin tim që do të vazhdojë përkushtimi ynë për marrëdhënie të mira me SHBA. Nuk i jam ankuar askujt për ambasadorin Grenell, por kam shprehur pikëpamjet e mia për dialogun”, ka thënë Kurti.
Ai ka shtuar se ka shumë persona që kanë probleme me qenien e tij më shumë sesa me qëndrimet.
“Pasi ka shumë keqinformim për Qeverinë tonë dhe mua si kryeministër, kam shprehur pikëpamjet e mia që të mos ketë keqkuptim. Ka shumë akter që merren me keqinformim për mua, dhe nuk dua të merrem me të gjithë ta. Nuk kanë problem vetëm me qëndrimet e mija, kanë problem me qenien time politike. Unë s’kam inat me askënd nuk e urrej askënd, e dua vendin tim”, u shpreh Kurti, përcjellë albinfo.ch.
Kurti ka folur edhe për Samitin e Zagrebit ku tha se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të bëhet..
“Duhet të marrë fund diskriminimi që i është bërë Kosovës”, tha ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve