Kosova

Nga 860 raste me COVID-19 në Kosovë, 533 janë shëruar

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 533 raste.

 

Është bërë e ditur se më 06 maj 2020, në Kosovë janë shëruar 43 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 533 raste, shkruan albinfo.ch.

Sipas statistikve, thuhet se nga data 08 shkurt deri më 06 maj 2020 janë testuar gjithsej 9.085 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2, prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 860 raste, me gjithsej 26 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, ndërkohë numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 533 raste.

Më 06 maj 2020 janë testuar gjithsej 324 mostra të marra nga Klinika Infektive, rastet nga terreni dhe në Shtëpinë e Përkujdesjes për të moshuar në Prishtinë.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve, duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptoma. /Albinfo.ch